You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Muriqi i sinqertë për kryeveprën që realizoi: Unë e nisa për krosim atë top, u habita edhe vetë

Muriqi i sinqertë për kryeveprën që realizoi: Unë e nisa për krosim atë top, u habita edhe vetë

Vedat Muriqi është një prej sulmuesve më potent që gjendet në rradhët e dardanasve. Me fanellën e Kosovës, në 16 paraqitje ka mundur të shënojë 4 gola, ndërsa këto finalizime kanë qënë shumë të vlefshme për këtë përfaqësuese. Që prej tetorit të vitit të shkuar, Muriqi është pjesë e klubit turk të Risesporit, ku me këta të fundit është kthyer në një sulmues tepër i rëndësishëm.

Lojtarit dardanas i është dashur vetëm 5 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës në barazimin që mori skuadra e tij në shtëpi përballë Antaliasporit me rezultatin 1-1, ku e shfrenoi jo pak imagjinatën.Në një intervistë për median “Indeksonline” sulmuesi shqiptar u tregua mjaft i sinqertë duke shpjeguar se gjuajtja që u kthye në gol nuk ishte me një synim të tillë. Ai shojegon se ajo ishte më shumë një pasim për shokun e tij të skuadrës, por topi mori një trajektore të çuditshme.

“Nëse them se kam gjuajtur për të shënuar, gënjej. E pashë bashkëlojtarin tim që po vraponte nga krahu i majtë dhe desha ta pasoj, por topi mori një trajektore më të fortë dhe u ngrit më lartë nga ç’e prisja. Nuk më erdhi ndjenja as të festoja dhe madje u çudita shumë. Ndonjëherë edhe fati duhet”, përfundoi Vedat Muriqi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top