You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Muriq i vendosi kushte Kosovës? Dallku: Nuk jemi deri aty, që të kushtëzohemi nga dëshirat e tyre

Muriq i vendosi kushte Kosovës? Dallku: Nuk jemi deri aty, që të kushtëzohemi nga dëshirat e tyre

Përpara takimit të Kosovës me Azerbajxhanin, është përfolur nga ana e “Supersport Kosova”, se portieri Muriq i ka vendosur kushte trajnerit Shaland. Ky i fundit nuk donte që të rrezikonte në një ndeshje finale si ajo që kaloi, duke kërkuar aktivizimin e Ujkanit.

Mirëpo gardiani Muriq e kishte shprehur: “Nëse mendoni se mund të më aktivizoni dhe digjni për pak minuta, atëherë nuk shkon me mua kjo gjë”. Në kushte të tilla, tekniku zviceran e ndryshoi portën, duke lënë një debutim aty në një ndeshje vendimtare. Pavarësisht aftësive të padiskutueshme të Muriq, sigurisht që ai eksperiment mund të kushtonte shumë.

Armend Dallku vazhdon të mbaj të njëjtin qëndrim, se Ujkani duhej ta kishte nisur si titullar ndaj Azerbajxhanit dhe se Kosova nuk mund të pranoj lojtarë me kushte. “Ishte gabim që Ujkani ngeli në stol, pasi është kapiten e portier me përvojë. Rrezikim ishte futja e Muriq në portë. Nuk i diskutoj kualitetet e tij, por nëse donin ta bllokonin, ta bënin në fund të ndeshjes me Maltën. Nuk jemi në atë gjëndje që të na kushtëzojnë lojtarët nëse duan të luajnë apo jo”, tha Dallku për “Radio Prishtina”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top