You are here
Home > Futboll Bota > Muriq dhe lojtarët e Cityt tallen keq me Liverpulin: Do të qani në tribuna!

Muriq dhe lojtarët e Cityt tallen keq me Liverpulin: Do të qani në tribuna!

Ky edicion futbollistik në Angli, ishte një nga më të bukurit që është parë ndonjëherë në “Premier Ligë”. Kjo për arsyen sepse konkurenca mes Manchester Cityt dhe Liverpulit ishte tejet e madhe, ku fituesin e trofeut të kampionatit e ndau vetëm një pikë dhe ishin qytetarët ata që arritë ta mbronin sërish me plot 98 pikë ndërsa skuadra e Jurgen Klopp grumbulloi 97 të tilla.

Natyrisht që në këtë diferencë pikësh, edhe rivaliteti mes skuadrave ka qënë shumë i madh, gjë kjo që nuk është dukur në media në mënyrë parësore. Madje në shumicën e rasteve lojtarët dhe trajnerët respektiv, janë shprehur me lëvdata reciproke mes kundërshtarëve. Tashmë që ka mbaruar kampionati, në rrjete sociale ka dalë një video, ku shihet se disa lojtarë të Manchester Cityt dhe mes tyre edhe gardiani i portës së Kosovës, Arjanet Muriçiç, kanë ironizuar me një këngë të tifozëve të Liverpulit.

Kjo gjë ndodhi teksa po udhëtonin për në Manchester, për të festuar trofeun e tyre ku nuk mungonin edhe fjalët si “Kompany lëndoi Salah” apo dhe “Stërling fitoi dy tituj kampion”. Duket se kështu kanë zgjedhur djemtë e Guardiolës për të shprehur gëzimin e tyre për teofeun e çmuar, gjë kjo që mund të ngjallë shumë polemika ditët e ardhshme tek tifozët e Liverpulit./Shqiperia.ch/

Teksti

E gjithë rruga për në Kiev,
Vetëm që t’i japin fund me humbje,
Duke qarë në tribuna,
Dhe të shkatërruar në rrugë,
Kompany e lëndoi Salahun,
Viktimat e gjithçkaje,
Sterlingu i fitoi dy tituj
,Scousers nuk fituan asgjë
Allez, Allez, Allez Allez, Allez, Allez

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top