You are here
Home > Futboll Bota > Mungesë respekti, Ronaldo dhe Grizman nuk marrin pjesë në Topin e Artë sepse…dinë fituesin

Mungesë respekti, Ronaldo dhe Grizman nuk marrin pjesë në Topin e Artë sepse…dinë fituesin

Një nga evenimentet më të mëdha të futbollit botëror, “Ballon d’Or” mbahet ditën e sotme në Paris të Francës. Në këtë eveniment do të përcaktohet formacioni më i mirë i sezonit të shkuar futbollistik, trajneri më i mirë dhe çmimi më i rëndësishëm që është futbollisti më i mirë në të gjithë botën, përsa i përket sezonit të shkuar.

Ky evenimet do të zhvillohet sot në orën 18:45 teksa do të zhvillohet edhe ceremomia për çmimet e lojtarëve. Kujtomë që në 10 vitet e fundit të çmimit “Topi i artë”, ka qënë një dominim total i dyshes Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët janë cilësuar si ndër futbollistët më të mirë të historisë së futbollit.  Ajo ç’ka vihet re është se mundësitë që njëri nga këta të dy lojtarë të fitojë këtë çmim edhe këtë vit, është shumë e pakët pasi mund të themi se nuk ka qënë një ndër sezonet e tyre më të mirë.

Favoriti kryesor për çmimin lojtari më i mirë i vitit 2017-2018, natyrisht është lojtari i Realit të Madritit dhe njëkohësisht i kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç. Ky i fundit ishte futbollisti kryesor i Kroacisë, duke i dërguar këta të fundit deri në finalen e kupës së Botës.

Ndërkohë sipas raportimeve të fundit, Kristiano Ronaldo dhe Grizman që i bashkohen Modriç për të diskutuar fituesit e “Topit të Artë”, nuk do të jenë të pranishëm me preteksin se fituesi tashmë është i ditur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top