You are here
Home > Kombëtarja > Mungesa e Ndojit te Shqipëria, Panuçi e dëshironte me çdo kusht në listë

Mungesa e Ndojit te Shqipëria, Panuçi e dëshironte me çdo kusht në listë

Panuçi ka publikuar listën në ditën e sotme, sa i përket futbollistëve që do të jenë gati ndaj Turqisë dhe Andorrës. Mes disa surprizave të vogla që kishte në të, ishin edhe mungesat e Keidi Bares dhe Emanuele Ndojit.

Të dy këta mesfushorë janë duke shkëlqyer respektivisht në Spanjë dhe Itali, duke qënë titullarë fiks me skuadrat e tyre. Por sa i përket mungesës së lojtarëve, janë me natyrë të ndryshme. “Shqiperia.ch” nga burime të saj konfirmon se Emanuele Ndoj nuk ka ardhur te Shqipëria, për shkak të një dëmtimi.

Ky futbollist ka qënë pjesë deri në minutat e fundit te lista e Kombëtares, por u largua si emër, për shkak të njoftimit të klubit të Breshias. Këta të fundit konfirmuan se Ndoji ishte dëmtuar dhe nuk mund të vinte për Shqipërinë. Pas vëzhgimit të bërë edhe nga ana e mjekëve të Kombëtares, u vendos që Ndoji të mos thirrej për ndeshjet e marsit, por bëhet fjalë për një largim të detyruar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top