You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mund të vlerësohesh edhe në Shqipëri, Esat Mala e bën diferencën dhe meriton duartrokitje

Mund të vlerësohesh edhe në Shqipëri, Esat Mala e bën diferencën dhe meriton duartrokitje

Shqipëria e Alban Bushit arriti të bënte një ndeshje shumë të mirë ndaj Turqisë në atë humbje me rezultatin 1-2 ndaj Turqisë, ndërsa la një shije paksa të hidhur në barazim me Andorrë në shifrat 2-2. Ndonëse kuqezinjtë e vegjël u mposhtën me rezultatin 1-2 në takimin e parë, ata mundën që të ishin më superior se kundërshtari përgjatë 90 minutave. Në këtë sfidë spikatën shumë djemë të talentuar, ku ndër to nuk mund të mos e përmendim edhe yllin e Partizanit, Esat Mala.

Mesfushori 20 vjeçar këtë ndeshje e nisi me fanellën e titullarit, teksa gjatë 66 minutave që qëndroi në fushë, arriti që me shpërthimet e tij t’i krijonte shumë probleme mbrojtjes së kundërshtarit. Mund të veçojmë se Mala është një ndër lojtarët kryesor të kampionatit shqiptar, ku këtë sezon ka qënë deçiziv për ekipin e Partizanit.

Me fanellën kuqezi të Shqipërisë U-21, Esati ka mundur që të zhvillojë 3 ndeshje, por pa mundur dot të gjejë rrugën e rrjetes. Ky futbollist nuk u zgjodh që të ishte titullar ndaj Andorrës, ndoshta edhe nga ngarkesa e madhe që ka marrë përgjatë kohës, por bën diferencën në fushë edhe me kuqezinjtë. Megjithëse jemi mësuar rëndomtë që të vlerësojmë lojtarët sapo të ikin nga Shqipëria, jemi këtu për të treguar se edhe në vendin tonë mund të vlerësohesh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top