You are here
Home > Futboll Bota > Mund të gjendej në fushë me Interin, talenti i Shqipërisë rikthehet të shohë derbin si…tifoz

Mund të gjendej në fushë me Interin, talenti i Shqipërisë rikthehet të shohë derbin si…tifoz

Armand Rada shihej si një nga talentet më premtues te grupmoshat e kuqezinjve, ndërsa e ardhmja e tij premtonte jo pak.

Ashtu si edhe Rei Manaj, mesfushori shqiptar ishte titullar i padiskutueshëm tek të rinjtë e Interit. Aftësitë e tij dallonin lehtësisht në fushën e lojës, ndërsa edhe me kuqezinjtë e vegjël, Rada ka bërë shumë paraqitje të mira, duke ngritur nivelin e pritshmërisë.

E teksa pritej një grumbullim i mundshëm në ekipin e parë të Interit, Rada ka bërë një tjetër lëvizje në karrierën e tij. Ai kaloi në skuadrën e Renates, duke hedhur disa hapa mbrapa në Itali. Në mbrëmjen e sotme, mesfushori shqiptar është rikthyer në stadiumin e Interit, por këtë herë si tifoz për të parë zikaltërit, megjithëse me pak fat mund të gjendej me ta në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top