Muaji i artë i Ramadanit, vjen goli i parë jashtë Shqipërisë

Ylber Ramadani është duke përjetuar momente fantastike në karrierën e vet.

Në fillim të muajit shënoi golin e parë me kombëtaren U-21, në sfidën kualifikuese ndaj Irlandës së Veriut, më pas Panuçi e mori në Kombëtare dhe sot erdhi edhe goli i parë me klubin e tij në Danimarkë, Vejle.

Në ndeshjen shtepiake kundër Vendsiselit të vendit të dytë, Vejle arriti një fitore të bukur 4-1, duke mbrojtur kreun.

Miqtë shënuan të parët, por Ramadani barazoi në minutën e 13-të dhe Vejle që në pjesën e parë shkoi në avantazh 3-1.

Pas 19 javësh, Vejle kryeson me 38 pikë, 3 me shumë se This të. /Sportekspres

About the author