You are here
Home > Futboll Bota > Mos luaj më! Për Mustafin shkon edhe më keq, tifozët e Arsenalit kritikojnë nivelin e mbrojtësit

Mos luaj më! Për Mustafin shkon edhe më keq, tifozët e Arsenalit kritikojnë nivelin e mbrojtësit

Momente aspak të mira për Shkodran Mustafin te Arsenali, madje mund të thuhet se janë më të vështirat e karrierës së tij.

Mediat angleze e dhanë thuajse të garantuar largimin e këtij futbollisti, bazuar në zgjedhjet dhe fjalët e trajnerit Emeri. Sipas të gjitha gjasave është vetëm një çështje kohe që një gjë e tillë të ndodhë, nisur kjo edhe nga reagimi i tifozëve të Arsenalit.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Bate Borisovit dhe Arsenalit, e mbyllur me rezultatin 1-0. Në “Twitter” tifozët i janë vërsulur menjëherë Mustafit, duke e këshilluar të lërë futbollin e duke vendosur theksin në pozicionin e pakuptueshëm të këtij lojtari. Megjithëse duhet të gjendet në qendër të mbrojtjes, ai është parë shpeshherë në krahë apo edhe duke tentuar të gjuajë portën kundërshtare, në mënyrë tërësisht për të gabuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top