You are here
Home > Futboll Bota > Momenti i mbrëmjes! I shënoi me sprint nga 30 metra dhe i përulet tifozerisë kundërshtare (VIDEO)

Momenti i mbrëmjes! I shënoi me sprint nga 30 metra dhe i përulet tifozerisë kundërshtare (VIDEO)

Momenti më i bukur  i mbrëmjes së sotme, ishte ai që gjen si protagonist, mesfushorin portugez, Renato Sançes. Ky i fundit arriti të shënojë golin e dytë për skuadrën e tij të Bayernit të Mynihut.  Një gol tepër u bukur dhe shumë i veçantë për mesfushorin portugez të bavarezve.

I gjithë aksioni ishte i krijuar nga Sançez, pasi rrëmben një top në gjysmëfushën e tij, duke kryer një sprint prej 30 metrash. Ajo që bëri përshtypje më shumë ishte se lojtari i Bajernit, arriti ti shënonte shqiponjave të Benfikës, ekipit ku ai është formuar si lojtarë edhe që i dha mundësin të afirmohej në futbollin europian.

Pas shënimit të golit, Sançez nuk festoi dhe i kërkoi falje tifozerisë së Benfikës për golin që i shënoi ekipit të tij. Në të njëjtin moment, ai u duartrokit nga tifozët e Lisbonës, duke dhuruar një skenë shumë të bukur për t’u parë nga të gjithë sportdashësit. Futbolli bashkon, ai nuk ndan! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top