You are here
Home > Kombëtarja > Moment krenarie/ Ulje-ngritjet në karrierën e Gjimshitit, projektohet si titullar në “Champions League”

Moment krenarie/ Ulje-ngritjet në karrierën e Gjimshitit, projektohet si titullar në “Champions League”

Çfarë karriere është ajo e Berat Gjimshitit! Një dëshmi e qartë se pavarësisht pengesave dhe problemeve që do të ndodhin gjatë gjithë rrugës, kur fshihet një aftësi e madhe, shpërblimi është gjithmonë i sigurtë.

Atalanta e kishte kartonin e tij prej kohësh, por zgjidhte që ta huazonte në ekipet e dorës së dytë, duke arritur edhe në Serinë B. Derisa në një rast emergjent në sezonin e shkuar, Gjimshiti luan si një zgjedhje e detyruar dhe fiton besimin e trajnerit Gasperini.

Gjithmonë në ndeshjet e mëdha do të fuste në xhep sulmuesit më të rrezikshëm të kundërshtarëve. Tashmë mbrojtësi shqiptar bëhet gati për të dëgjuar himnin e “Champions League” nga fusha e blertë. Arritja më e madhe në karrierën e Gjimshitit, që do të jetë si titullar në takimin e mesjavës që Atalanta do të zhvillojë ndaj Dinamos së Zagrebit në transfertë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top