Mohamed Salah dhuron poker golash ndaj Watford, faraoni i pandalshëm

Liverpool e ka kthyer në nje fushë tenisi stadiumin e “Anfield”. Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë shkatërruar me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Watford. Në javën e 31 të “Premier League” protagonist ka qenë po i njejti autor, Mohamed Salah. Faraoni i Egjiptit ka dhuruar spektakël golash dhe ovacione të njëpasnjëshme me super golat e tij.

Sulmesi 25-vjeçar ka realizuar katër nga pesë golat si dhe ka asistuar në golin e shënuar nga Firmino. Pas një gare të vazhdueshme me Harry Kane e Tottenham për kryesimin e golashënuesëve, Salah ka bërë një shkëputje të ndjeshme. Sulmesi i Liverpool ka realizuar 28 gola dhe 9 asistë.

Mohammed Salah erdhi pa shumë bujë nga Roma, ndonëse u ble për 35 milion €, tani kushton sa 2-fishi i shumë. Që prej startit të tij në kampionatin anglez, sulmesi egjiptian ka surprizuar me paraqitjen e tij javë pas jave. Ndërsa në Angli ai mbetet sulmesi më perfekt i mundshëm.

Në Uefa Champions League, Mohamed Salah ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistë në tetë ndeshje. Liverpool do të pres në çerekfinale Man.City. Nga ana tjetër sulmesi egjiptian ka shancin të hyjë në histori duke thyer rekordin e golave që mbahet nga Suarez përgjatë një sezoni.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author