You are here
Home > Kryefaqja > Modeli i kërkuar më kot në Europë, Shkëndija e Tetovës është leksioni i ekipeve shqiptare

Modeli i kërkuar më kot në Europë, Shkëndija e Tetovës është leksioni i ekipeve shqiptare

Ndonjëherë e kërkojmë modelin më kot nga Gjermania, Italia, Spanja, Franca apo diku tjetër gjetkë në Europë. Kjo është Shkëndija e Tetovës e cila shërben si një model i pastër për gjithë shqiptarët, të çfarëdo trevave qofshin ata.

Disa sezone me parë ky klub ishte në prag të falimentimit. Do të ishin tifozët e kësaj skuadre, të cilët braktisën problemet dhe hallet e tyre të përditshme, që edhe në Maqedoni nuk janë të pakta, për të shpëtuar skuadrën e tyre nga falimentimi.

Pjesa e mbetur e historisë dihet tashmë, Shkëndija jo vetëm që nuk falimenton, por arrin të kthehet edhe në vëmendjen kryesore të mediave europiane. Kulmi arrihet në përballjen me Milanin, merr revanshin në kampionat ndaj Vardarit ndërsa vazhdon përfaqësimin e saj dinjitoz në Europë.

Tre vite radhazi, ekipi shqiptar nga Tetova ndalet vetëm në ndeshjen dhe fazën e fundit, për të mos shkuar në grupet e “Europa League”. Fati deri tani nuk ka qenë me ta, gjithsesi edhe ky i fundit do të dorëzohet përballë punës dhe përkushtimit aq shumë të madh të atyre futbollistëve, për të arritur historinë.

Suksesi i vërtet dhe që të shijon më shumë, është ai që vjen shkallë-shkallë dhe për të cilin ke vuajtur aq shumë për ta mbërritur. Shkëndija i ka kaluar këto shkallë, tashmë pret nga moment në moment të hedhi hapin e saj përfundimtar.

Atëherë, çfarë duhet më shumë për t’u kthyer në model?./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top