You are here
Home > Futboll Bota > Mister 50-milionëshi Avdijaj pendohet: Intervista që më shkatërroi, në Gjermani më quajtën m**

Mister 50-milionëshi Avdijaj pendohet: Intervista që më shkatërroi, në Gjermani më quajtën m**

Donis Avdijaj ishte emri më i përmendur nga talentet shqiptar në mediat gjermane. Jo më kot, luante me të rinjtë e Shalkes dhe klauzola e tij e largimit ishte 50-milionë euro. Askush si ai nga futbollistët shqiptarë në Europë, një vlerësim i tillë tregonte më së miri se për çfarë lojtari bëhej fjalë.

Megjithatë situata ndryshoi brenda pak kohësh dhe kjo për shkak të sjelljes së vetë futbollistit. Avdijaj ishte i vështirë për t’u përballuar me jetën e tij jashtë fushës së blertë, ndërsa skandalet e tij ishin të herë pa hershme. Garat e tepruara me makina dhe shpejtësi të lartë, e shtynë Shalken të largonte shqiptarin në huazim drejt Sturmit.

Një tjetër skandal do të vinte edhe prej andej, të paktën ashtu siç u raportua në mediat gjermane, pasi për Avdijajn ishte një shaka e bukur. Në një video që do të postohej në “Youtube”, futbollisti shqiptar do të pyetej se çfarë do të bënte me 15 milionë euro:

“Do ndërtojnë një pishinë të madhe dhe do të hidhesha në të. Do të blija shumë kuaj dhe nëse dal nga pishina ime e parave, do të shkoja larg”, do të shprehej Avdijaj me humor. Mirëpo, atë që do të haste më pas, nuk ishte situata që Donisi kishte parashikuar.

“Nuk mund ta besoja, nëse e dija sesi do të shkonte, nuk do e kisha thënë kurrë. Realiteti ishin ato reagimet në rrjetet sociale.Është një farë dënimi kur lexoni një artikull për veten dhe atje sheh 1000 njerëz që të quajnë m**”, do të shprehej Avidjaj për “Sportbuzzer”, duke iu referuar reagimit të ashpër të tifozëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top