You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Mision i përmbushur! Ballistët festojnë me Shkëndijën, tashmë marrin kreun në Maqedoni

Mision i përmbushur! Ballistët festojnë me Shkëndijën, tashmë marrin kreun në Maqedoni

Ashtu siç edhe pritej, Vardari mund t’i gëzohej kreut të kampionatit në Maqedoni vetëm për pak kohë, pasi atë e zotëron Shkëndija.

Në sezonin e shkuar, ekipi shqiptar nga Tetova e ka pasur pronën e saj thuajse gjatë gjithë kampionatit, duke dominuar në çdo moment. Disi më ndryshe nisi këtë herë, ndërsa skuadra e Osmanit nuk po arrinte rezultatet e duhura.

Gjithçka u la pas brenda një kohe të shkurtër, Shkëndija e theu në ndeshjen direkte Vardarin, ndërsa sot i ka marrë edhe kreun. Ekipi i kuqezinjve ka mundur me rezultatin 3-0 Shkupin, ndërsa nga ana tjetër Vardari është surprizuar në shtëpi duke u ndaluar në një barazim 1-1.

Në kushte të tilla grupimi besnik i klubit shqiptar, “Ballistët”, kanë nisur festën e tyre legjetime me Shkëndijën, për marrjen e frenave në Maqedoni. / Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top