You are here
Home > Kombëtarja > Miqësorja Shqipëri-Kosovë, “vëllezërit” tregojnë “muskujt” për talentet

Miqësorja Shqipëri-Kosovë, “vëllezërit” tregojnë “muskujt” për talentet

Në vitin 2015, Shqipëria dhe Kosova luajtën kundër njëra-tjetrës, në kuadër të festës për kualifikimin e kuqezinjve në “Euro 2016”. Mirëpo, këtë herë, “vëllazërorja” i ngjan një sfide mes dy vëllezërish të inatosur. “Panorama Sport” rendit disa nga arsyet se si është përgatitur kjo përballje. Së pari, miqësorja vjen pas një viti jo pak të tensionuar Shqipëri-Kosovë.

Ndeshja-Shqiperi-Kosove

Panuçi me deklaratat për Zhegrovën, që u pasuan nga reagimet e zyrtarëve të FFK-së, krijuan jo pak tension mediatik mes palëve. Jo vetëm kaq, por dy përfaqësueset, shpesh rivale mes tyre për talentet, kanë zgjedhur tokën helvete, për të… “treguar muskujt”. Panuçi dhe Shaland, qoftë edhe Shqipëria dhe Kosova, do të kërkojnë që të zbresin në fushë si ekipet më serioze dhe më të forta, për të bindur cilindo talent që është ende i dyzuar për zgjedhjen. Një fitore e mundshme në këtë takim do të ishte si një ftesë bindëse për cilindo:

Eja në kampin tonë. Zvicra, gjithashtu mund të jetë një zgjedhje e goditur për të bindur të gjithë ata që janë rritur dhe formuar në këtë shtet se ata i përkasin pikërisht “shqipeve”, njërës apo tjetrës përfaqësuese dhe atmosfera e përballjes mes dy shqiptareve, mund të jetë jehona e duhur bindëse.

sadsadsa-1

HAKMARRJE – Kosova ka humbur dy nga tri përballjet me Shqipërinë ndër vite dhe, sigurisht që kjo miqësore, do të ishte e duhura për revansh në mes të Diasporës. Por, hakmarrja më e madhe do të ishte për treshen e lënë jashtë për Europianin. Rashica, Shala dhe Rrahmani, pasi kryen fazën përgatitore në Austri, nuk u ftuan nga De Biazi dhe tanimë do të donin që ta bënin Shqipërinë të pendohej.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top