Ministri grek ironizon shqiptarët: Zgjohen me muzikë greke, hanë sufllaqe dhe…

Ministri i Jashtëm grek nuk ka nguruar të thumbojë popullin shqiptar dhe ta ironizojë atë gjatë një interviste në televizionin grek “Star”.

Nikos Kotzias është shprehur:

Është paradoksale. Ata jetojnë në paradoks. Zgjohen në mëngjes me muzikë greke, lëvizin që marrin energji dhe dëgjojnë këngë greke edhe në dasma. Pinë kafe dhe hanë sufllaqe greke, e më pas flasin keq për ne. Është paradoks.

Kreu i diplomacisë greke ishte në Selanik në Samitin e vendeve të Ballkanit ku merrte pjesë dhe pala shqiptare por nuk hezitoi të hidhte kunja për fqinjët.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë nga Maqedonia dhe Bullgaria.

About the author