Milan pret mesfushorin e Mançester Junajtid në janar

Edhe pse tashmë është rikthyer të stërvitet me ekipin e parë, Bastian Shvajnstajgër duket se do të largohet nga Mançester Junajtid. Mesfushori gjerman duket se e ka të pamundur të vazhdojë të stërvitet nën urdhërat e Hoze Murinjos, teksa destinacioni i tij më i ri mund të jetë Italia.

Me Milanin që është duke menduar gjithnjë e më shumë për merkaton e muajit janar, Shvajni mund të jetë një opsion më shumë në mesfushë. Trajneri Montela ka nevojë edhe për disa lojtarë me eksperiencë për t’i ndërthurur me ato të rinjtë dhe për të realizuar objektivat që kuqezinjtë kanë.

Ndërkohë edhe Mançester Junajtid është e interesuar për t’a larguar mesfushorin gjerman teksa do të prishë kontratën në mënyrë të njëashnshme. ‘Djajtë e Kuq’ do t’i japin Shvajnit plot 10 mln euro për t’u larguar, pasi ai merr një pagë të madhe prej 12 mln eurosh në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2018.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply