Milan, piketohet mesfushori francez për merkaton

Milan ka filluar projektin e transferimeve ku kanë filluar të piketojnë edhe lojtarët e duhur.

Emri i parë në listën e kuqezinjve është ai i Morgan Shnederlin, që aktualisht luan tek Mançester Junajtid.

Mesfushori francez po kalon një periudhë të errët në Angli për shkak të minutave të pakta të aktivizimit.

Ai është duke menduar largimin, ku Milani është një mundësi mjaft e mirë duke parë edhe ecurinë që ka ekipi italian.

Për të mbërritur tek Shnederlin do të mjaftonin edhe 20 mln euro, një shifër e përballueshme nga kuqezinjtë.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply