Milan – Arsenal/ Formacionet zyrtare, Xhaka e Mustafi titullarë (Foto)

Kur na ndajnë edhe pak minita nga krye ndeshja e mbrëmjes, skuadrat kanë gati formacionet. Në “San Siro” Milani pret Arsenalin e Xhakës dhe Mustafit në një stadium plot e përplotë. Teknikët kanë pasur mjaftueshëm kohë për të zgjedhur 11 gladiatorët që do të zbresin nga minuta e parë në fushë.

Nga kampi kuq e zi, Gennaro Gatuzo vijon me modulin klasik të 4-3-3 me titullarët e zakonshëm pa pasur ndryshime surprizë. Nga ana tjetër Arsen Wenger është detyruar të luaj në mesfushë pasi sulmesit bazë janë të pezulluar. Welbeck do të jetë epiqendra e sulmit i mbështetur nga pas nga dyshja Ozil-Mikitarian. Nga prapa vija Granit Xhaka e Shkodran Mustafi ruajnë pozicionet e titullarëve.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author