You are here
Home > Futboll Bota > Mihaj dhe Ismajli, dy mbrojtsve i dorëzohen çelësat e Shqipërisë së madhe(natyrale)

Mihaj dhe Ismajli, dy mbrojtsve i dorëzohen çelësat e Shqipërisë së madhe(natyrale)

Që në momentin që erdhi në drejtimin e Shqipërisë, në mënyrë të drejtë Panuçi kërkoi revolucionin te kuqezinjtë. Grupi i lojtarëve që arritën historinë me De Biazin e kishin mbyllur ciklin e tyre dhe këtë e treguan rezultatet e mëtejshme.

Panuçi mund të ketë humbur shumë në rezultate, po aq sa ka fituar edhe në lojtarë me Ligën e Kombeve. Për t’u mos përhapur gjerësisht në fushë, qëndrojmë vetëm në mbrojtje.

Bindja e Ismajlit për të zgjedhur Shqipërinë ishte një arritje e madhe, ndërsa shpërblimi erdhi që me dy ndeshjet e tij të para. Për të vazhduar më pas me Mihajn, njeriun që i tha 7 herë “JO” Shqipërisë më parë. Sipas asaj që zbuloi “Shqiperia.ch” në mënyrē ekskluzive, për Mihajn nuk ka shfaqur interes vetëm Benfika dhe Olimpiakosi.

Gjysma e Serisë A kërkon transferimin e këtij lojtari në verë, që duket të ketë një të ardhme të madhe. E për të mbyllur repartin e mbrojtjes, vendin e Agollit e ka mbyllur në mënyrë dinjitoze Binaku, duke marrë kështu çelësat e Shqipërisë natyrale, ose të madhe siç e quajnë të tjerët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top