Migjen Basha ruan froni në Seria B, paraqitje e mirë edhe për Veselin…

Java e 15-të e kampionatit në Seria B ishte mjaft pozitive për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Basha e Veseli kanë arritur fitore të rendësishme duke u ngritur në pozicionet e tyre në renditjen e përgjithshme. 

Më i spikatur për këtë javë qendron padyshim mesfushori Basha. Kapiteni i skuadrës së Barit vazhdon të mbaj vendin e parë në kamiponat edhe pas fitores 1-2 kundër Novaras në transfertë.

Në minutën e 70′-të tekniku Grosso vendos të zëvendësojë Bashën duke mos rrezikuar më tej pasi  30-vjeçari është ende në rikuperim e sipër të gjendjes së tij fizike. Edhe për Frederik Veselin java ka qenë e mbarë.

Skuadra e tij Empoli dhuroi spektakël golash në përballjen kundër Çezenas. Me një rezultat të përgjithshëm 5-3, Veseli ngjitet përkohësisht në vendin e 6-të me 24 pikë. Ndërsa kreu ruhet nga Basha me 26 pikë.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply