You are here
Home > Futboll Bota > Mici i dërgon sinjal Panuçit nga Shkëndija e Tetovës: Unë për Shqipërinë vij edhe në 3 të natës

Mici i dërgon sinjal Panuçit nga Shkëndija e Tetovës: Unë për Shqipërinë vij edhe në 3 të natës

Gledi Mici është mbrojtësi që i është bashkuar Shkëndijës në këtë sezon të ri, duke ardhur nga Skënderbeu.Teksa ndodhemi në gjysmën e kampionatit, ekipi shqiptar në Maqedoni ka vlerësimet më të larta për futbollistin në fjalë.

Ai i ka treguar të gjitha vlerat e tij, duke qenë padyshim një pikë kyçe e skuadrës së drejtuar nga Qatip Osmani. Asgjë nuk nisi mirë për kuqezinjtë, por javë pas jave, Shkëndija arriti të vendosi diktatin e saj, për të përpjekur që të “vrasë” kampionatin para kohe.

Në një intervistë për “Supersport”, Mici është ndalur gjatë të eksperienca me Shkëndijën e Tetovës, teksa shprehet se dëshira më e madhe është që të afrohet te Kombëtarja, gjë që mund të bëj edhe në tre të natës.

”Jam shumë i kënaqur derimë tani me Shkëndijën, teksa gjithçka kisha dëgjuar për ta fillimisht, ishte e vërtet. Nuk kam hezituar duke firmosur për ta, ndërsa i ngjason një ekipi europian edhe nga ana organizative. E kemi nisur keq, pas lodhjes që kishim nga ndeshjet në Europë. Ishim me minus 7 pikë nga Vardari, tashmë ndodhemi 5 pikë para tyre. Mendoj se titullin e merr Shkëndija, megjithëse duhet të tregohemi serioz deri në fund.

Objektivi është që të shkojmë në Europa League, ashtu siç ia arritëm edhe me Skënderbeun. Duke parë kampionatin shqiptar aktual, ku Skënderbeu ka rënë nga forma e tij, Partizani ndodhet në të njëjtën nivel dhe Kukësi që ka pësuar një rënie, Shkëndija do të gjendej në vendin e parë edhe në Shqipëri. Kombëtarja? Unë do isha gati të vija edhe në tre të natës për të. Gjithsesi, nëse nuk është e mundur, jeta vazhdon”, u shpreh Mici. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top