You are here
Home > Futboll Bota > Mesfushori i talentuar i Kosovës U-21 gati lëvizjen, do t’i bashkohet kuqezinjve në janar

Mesfushori i talentuar i Kosovës U-21 gati lëvizjen, do t’i bashkohet kuqezinjve në janar

Mesfushori 22-vjeçar Rron Broja, nga informacionet e fundit mendohet se është pranë transferimit tek Shkëndija e Tetovës. Lojtari me një moshë tepër të re njihet si një nga futbollistët më të talentuar.

Aktualisht Broja është pjesë e përfaqësueses së Kosovs U-21, ku me këta të fundit ka lënë një përshtypje tepër të mirë. Talenti shqiptar është pjesë e skuadrës së Shkupit, ku me këta të fundit po zhvillon një sezon me rendiment tepër të lartë, ashtu si në kampionatin që lamë pas.

Tashmë duket se Shkëndija shtë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e këtij lojtari. Mundesitë janë të shumta që Rroni në merkaton e dimrit të veshë fanellën kuqezi të Shkëndijës së Tetovës. Tashmë mendohet të jetë vetëm çështje kohësh që të ndodhë zyrtarizimi, por do të na duhet të presim hapjen zyrtare të merkatos së janarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top