You are here
Home > Futboll Bota > Mes Shqipërisë e Kosovës, Mërgim Berishën e shpërfillin për herë të tretë në Austri

Mes Shqipërisë e Kosovës, Mërgim Berishën e shpërfillin për herë të tretë në Austri

Sa shumë ekipe të ndërruara për Mërgim Berishën, ku pavarësisht moshës së re, ka kaluar në aventura të ndryshme e nuk po mundet të gjejë veten për të treguar vlerat e tij. Së fundmi, ekipi i Salzburgut që zotëron edhe kartonin e tij, e ka huazuar për herë të tretë futbollistin 20-vjeçar.

Këtë herë sulmuesi shqiptar ka shkuar për huazim te Altach, ndërsa do të qëndrojë atje për një sezon e gjysëm. Më parë gjigantët austriak e kishin huazuar Berishën te Lasku dhe Madersburg në Gjermani. Sigurisht, e gjitha kjo nuk i bën aspak mirë futbollistit shqiptar, që në moshën që ndodhet kërkon më shumë qetësi dhe pak lëvizje për të treguar gjithë potencialin që zotëron, me pritshmëritë që janë të larta.

Për momentin kjo nuk ka ndodhur, me zyrtarizimin e marrëveshjes së fundit, teksa Berisha shpreson që Altachi të jetë edhe vendi i duhur për të treguar vlerat e tij. Mërgimi ka qenë një emër që ka qarkulluar shpesh në ambientin sportiv në Shqipëri, ndërsa është duke e menduar ende një zgjedhje mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket përfaqësueses. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top