You are here
Home > Futboll Bota > Mes Kompani, Ibrahimovich dhe Pogba! Sa shumë vëmendje që vlen Hysaj tek të huajt

Mes Kompani, Ibrahimovich dhe Pogba! Sa shumë vëmendje që vlen Hysaj tek të huajt

Elseid Hysaj është padyshim futbollisti më i rëndësishëm në arenën europiane, sa i përket lojtarëve tanë të Kombëtares. Tashmë që merkato dimërore është duke u afruar dhe në prag të çeljes, shkodrani është në qendër të vëmendjes.

“BBC”në një artikull për afrimet dhe largimet më të bujshme që do të ndodhin në “Premier League” gjatë kësaj merkato, përfshin edhe Hysajn. Mes emrave aq shumë të njohur, si: Rashford, Kompany, Pogba dhe Ibrahimovich.

Pjesa tjetër e historisë nuk është se ndryshon shumë, futbollisti i Kombëtares duket një kapitull i mbyllur, që do t’i bashkohet Chelsea në janar. Trajneri Sarri po e pret krahëhapur, ndërsa vetë shkodrani tregoi se nuk mund të funksiononte dot pa të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top