You are here
Home > Futboll Bota > Merr flakë pas fitores me Shqipërinë, Izraeli shënon 7 gola në miqësore

Merr flakë pas fitores me Shqipërinë, Izraeli shënon 7 gola në miqësore

Pas asaj fitore të rëndësishme e ndoshta pak të merituar të Izraelit ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-0, grupi i lojtarëve që drejtohet nga Herzog ka marrë zemër duke shkëlqyer në miqësore.

Sapo është mbyllur takimi miqësor ndërmjet Izraelit dhe Guatemalas, i cili ka përfunduar me rezultatin e thellë 7-0. Sigurisht, asgjë nuk kishte për t’u diskutuar që në fillimin e takimit, pasi Guatemala është një kundërshtar modest.

E megjithatë, kaq gola të shënuar në 90 minuta mund të konsiderohen shumë për Izraelin, që duket se e ka gjetur harmoninë perfekte me trajnerin e ri, që erdhi në pankinë me nisjen e “Ligës së Kombeve”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top