You are here
Home > Futboll Bota > Merkato nga Italia/ Rei Manaj mund të rikthehet në Serinë A, këtë herë jo me Interin

Merkato nga Italia/ Rei Manaj mund të rikthehet në Serinë A, këtë herë jo me Interin

Rei Manaj është gati të rikthehet sërish në elitën e futbollit italian. Këtë herë jo me ekipin e Interit, por me Xhenoan. Ky është lajmi i bujshëm që raportohet nga ana e Gianluca Di Marzio.

Duke parë situatën e sulmuesit shqiptar te Albacete, një largim në merkaton e verës është mëse i mundshëm. Për Manajn rikthimi në Seria A mbetet një dëshirë e madhe, pasi më parë ka marrë një jehonë të madhe duke luajtur disa minuta edhe me zikaltërit e Interit. Ndërkohë në Spanjë ka ardhur sërish stoli me Albaceten, pasi futbollisti shqiptar nuk ka arritur të shënojë dhe të lërë gjurmë në fazën përgatitore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top