You are here
Home > Futboll Bota > Merita e verdhë! “Linte kokën” pas Hysajt, historia e trajnerit të cigareve dhe librave

Merita e verdhë! “Linte kokën” pas Hysajt, historia e trajnerit të cigareve dhe librave

Mauricio Sarri është një ndër trajnerët më në zë të momentit dhe ndoshta më pak i vlerësuar nga opionioni sportiv, por me qetësinë e tij po arrin t’ia dalë mjaft mirë në karrierën e tij të botës së trajnimit. Karriera e tij si trajner, filloi tek klubi amator i Sansovinos në vitin 2000, teksa tek kjo skuadër filloi të marrë edhe eksperiencën e parë përsa i përket menaxhimit të një skuadre.

Pas shumë e shumë peripecish, arrin që të transferohet tek skuadra e Empolit, teksa aty gjen edhe legjionarin kuqezi, Elseid Hysaj, ku bie në “dashuri” me të. Nuk flasim për një “dashuri me shikim të parë”, sepse shkodrani do të qëndronte fillimisht 1 sezon pa e provuar shijen e fushës.

Por me aftësitë që tregoi tek kjo skuadër më pas, Hysaj zë një vend të veçantë në zemrën e Sarrit. Për të mbërritur në vitin 2012, ku trajneri Sarri arrin të marrë një ofertë nga klubi i Napolit, ku këta të fundit i drejtoi deri në vitin 2018. Tek napolitanët natyrisht që do të kërkonte me ngulm edhe transferimin e Elseid Hysaj, ndërsa mbrojtësi kuqezi arriti që të ishte titullar i padiskutueshëm.

Ky njeri përshkruhet atë si një person i madh, por me shumë sekrete. Gjithashtu Sarrin e cilësojnë edhe si një njeri të ashtuquajtur “Tabako shop”, kjo për faktin se është një ndër trajnerët që tymos më së shumti cigare, ku njihet edhe si “Merita e verdhë”.  Për median italiane, një person i afërm i Mauricios por që do të ruaj anonimatin, tregon se që në moshë të vogël ishte i aftë të bënte tregti.

“Maurizcio ishte shumë i vogël, rreth tre vjeç, dhe akoma nuk ishte formuar mirë. Toskana e mirpriti atë, në një vend të vogël tregtar, por Mauricio me kalimin e viteve ia mori dorën mjaft mirë pjesës së tregtisë”, u shpreh një njohje e vjetër e trajnerit.

Një tjetër sekret i këtij trajneri janë librat. Me to në valixhe dhe cigaret, ky trajner është i aftë më pas të ndërtojë çdo lloj skeme që të surprizon kundërshtarin.

Kujtojmë që në këtë kohë, Sarri ka marrë drejtimin e skuadrës gjigande të Londrës, atë të Çelsit, ku me këta të fundit këtë vit, duket se nën drejtimin e tij janë kthyer në një potencial për të fituar titullin kampion të “Premier Ligë”, teksa është i vetmi ekip që nuk e ka pësuar akoma një humbje në të gjithë kompeticionet europiane.

Gjitashtu nuk mbetet pas tij edhe legjionari Hysaj, duke parë situatën jo të mirë që po kalon mbrojtësi tek napoletanët, në mediat ndërkombëtare flitet për një ribashkim të lojtarit me trajnerin italian, Maurico Sarri. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top