You are here
Home > Kombëtarja > Menaxheri i Grezdës zyrtarizon largimin: Keqardhje për Rangersin, do të kthehet në kalibrin e lartë

Menaxheri i Grezdës zyrtarizon largimin: Keqardhje për Rangersin, do të kthehet në kalibrin e lartë

Eros Grezda do të largohet nga Rangersi dhe e gjitha kjo pritet të ndodh për çështje ditësh. Destinacioni i rradhës pritet që të jetë Franca, atje ku sulmuesi shqiptar të kalojë aventurën e rradhës në karrierën e tij.

Menaxheri i Grezdës, Ives Cakarun, u shpreh se ka keqardhje për një shans të mohuar nga Rangersi, por kjo i përket vetëm së shkuarës.

“Ne kemi disa mundësi për Grezdën. Duket se ai do të largohet nga klubi për një kohë të shkurtër. Ka disa ekipe në Francë të interesuara, por ne duhet të presim ende. Vetë lojtari dëshiron ta mbyll sa më shpejt këtë histori.

Dëshiron që të kthehet në kalibrin e lartë. Vërtet keqardhje që Rangersi nuk ia dha shansin, por gjithçka është në rregull për këtë drejtim. Tani vetëm të presim dhe të shohim”, ka thënë Ives Cakarun. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top