Memushaj pranë transferimit në Serinë A, Manaj “shtegëton” në Spanjë

Ledian Memushaj është më pranë se kurrë transferimit te Benevento. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të qëndrojë më te Peskara dhe shumë shpejt pritet të nisë aventurën e tij të re me ekipin që siguroi ngjitjen në Serinë A.

Në orët e fundit ka sfumuar pista “Sion” për shkak se skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani bëri një ofertë të ulët në krahasim me kërkesat që kishin drejtuesit e Peskarës.

MEMUSHAJ- “Gazzetta Dello Sport” shkruan se ditën e djeshme Benevento ka vendosur që të nënshkruajë me shqiptarin dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.

Mbetet për t’u diskutuar mënyra se si do të bëhet transferimi (huazim me detyrim blerjeje, apo blerje e menjëhershme e kartonit të tij).

Drejtuesit e Beneventos kanë raport të shkëlqyer me agjentin e Memushajt dhe kjo ishte një nga arsyet pse vlonjati është shumë pranë kalimit në ekipin e Berat Gjimshitit.

Memushaj do të jetë shqiptari i dytë në këtë skuadër, pasi pak javë më parë edhe mbrojtësi Gjimshiti u transferua nga skuadra e Atalantës.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e këtij formacioni, vitet e firmës dhe paga që do të përfitojë mesfushori vlonjat. E sigurt është që Peskara do të përfitojë afërsisht 1 milion euro për kartonin e tij.

Pas 3 vitesh në ekipin e “delfinëve”, 30- vjeçari ka vendosur t’i japë fund aventurës për të qëndruar ende në elitën e futbollit italian.

Ai nuk ishte grumbulluar ditën e djeshme nga Zeman për sfidën e Kupës së Italisë dhe kjo dëshmoi që mesfushori kuqezi është duke gjetur një tjetër skuadër.

MANAJ- Pas aventurave zhgënjyese me Peskarën dhe Pizën, Rei Manaj është gati të transferohet në Spanjë për të luajtur me Granadën. Sulmuesi që është në pronësi të Interit ka pasur bisedime intensive me ekipin që luan në kategorinë e dytë spanjolle.

Ditën e nesërme mund të mbyllet gjithçka.Manaj do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por ende nuk është publikuar shifra, për të cilën Interi ka rënë dakord me Granadën. /Panoramasport

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply