You are here
Home > Kombëtarja > Memushaj: Më shpëtuan edhe lotët kur isha te Kombëtarja, kam festuar si i çmendur për Peskarën

Memushaj: Më shpëtuan edhe lotët kur isha te Kombëtarja, kam festuar si i çmendur për Peskarën

Një nga mesfushorët më të mirë të Shqipërisë, është padyshim edhe Ledian Memushaj. Ndeshjet e zhvilluara nga ana e tij dhe mungesa e vlonjatit në mesin e fushës, ka qenë faktorët që e kanë treguar më së miri sesa i rëndësishëm është ky futbollist te Shqipëria.

Në një intervistë të gjatë për “Rete 8”, Memushaj ka folur për momentin kur ekipi i tij,Peskara, ngjitej në Serinë A, ndërsa vetë futbollisti që kishte edhe shiritin e kapitenit me atë skuadër gjendej në një grumbullim me Shqipërinë.

“Momentin kur Peskara u ngjit në Serinë A e kam parë nëpërmjet telefonit. Nuk kisha mundësi ta shihja transmetimin e plotë të ndeshjes, por e pashë nëpërmjet tekstit. Po vija në dhomë si i çmendur, duke festuar. Madje, më duhet të ta pranoj që më shpëtojë edhe një pikë loti.

Kur në skuadër erdhi Zeman, aty erdhi edhe historia për ne. Këtu nuk po flas vetëm për rezultatete mira që na pasuan, por gjithçka ishte një histori. Në ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi ndaj Italisë, e kam kënduar edhe himnin italian, sepse aty kam shumë kujtime.

“Unë kam qenë një tifoz i Ronaldo, fenomenit. Për këtë arsye bëj tifoz për Interin edhe sot e kësaj dite, e ndjek atë skuadër”, u shpreh Memushaj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top