Memushaj: Kualifikimi? Gjithçka mund të ndodhë

Shqipëria duhet ta lërë pas aventurën në Euro 2016 dhe të fokusohet maksimalisht për ndeshjet eliminatore të Botërit. Kjo është thirrja e Ledian Memushajt para miqësores me Marokun që e sheh si të test shumë të rëndësishëm para përballjes me Maqedoninë, ku të gjithë duhet të jenë të pëqendruar për të shmangur një start negativ.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt atë që kemi bërë në Francë. Kemi jë ndeshje shumë të vështirë me Marokun që duhet të na shërbejë për eliminatoren me Maqedoninë.”

Në një grup ku bën pjesë dhe Italia me Spanjën, sipas Memushajt kualifikimi është shumë i vështirë për t’u arritur, por në futboll mund të ndodhë gjithcka.

“Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi yn është të japim maksimumin në cdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë cdo gjë.”

Edhe për Memushajn cështja e shiritit nuk është e rëndësishme, pasi në një skuadër të bashkuar cdo futbollist ndihet kapiten.

“Nuk ka rëndësi kush do ta mbajë shiritin. Unë jam kapiten te Peskara por nuk ndihem i tillë para shokëve. Në fund të fundit në një skuadër të bashkuar të gjithë ndihen kapitenë.”

Memushaj një ndër lojtarët më të spikatur te Pescara ku mban edhe shiritin e kapitenit, flet me superlativa për Rey Manaj, të cilin e konsideron të ardhmen e kuqezinjve.

“Rey është një djalë i shkëlqyer dhe një futbollist shumë i mirë. Ai është e ardhmja e kombëtares. Më v jen keq që goli që shënpoi ndaj Sassuolos nuk do t’i quhet sepse e kemi fituar ndeshjen në tavolinë.”

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply