Memolla triumfon në Kroaci, nga pas ka tashmë Grezdën…

Hajduk Split arrinë fitoren e rradhës në transfertë ndaj Istra1961. Skuadra e Hysen Memollajt ka fituar me shifat 1-3 në javën e 16-të të kampionatit kroat.

25-vjeçari  ka luajtur për 90′-të minuta të plota. Ndërsa në pjesën e dytë të takimit Memolla është ndëshkuar me karton të verdhë si pasojë e një ndërhyrje të ashpër.

Hajduk Split qendron aktualisht në vendin dytë me 26 pikë po aq sa edhe Osijeka e Eros Grezdës. Ndërsa ndeshja e rradhës në kampionatin kroat do të na ofrojë një derbi shqiptarësh në luftë për vendin e dytë.

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author