Meditimi “transformon” kapitenin Buffon

Pas zhurmës së madhe që bëri skualifikimi i Juventus nga Real Madrid, ka reaguar sërisht kapiteni dhe portieri i “Zonjës së Vjetër”, Buffon. Ai pati një shpërthim ofendues ndaj arbitrit Oliver, duke e konsideruar atë edhe vrasës ëndrrash, dhe duke iu drejtuar me fjalë fyese.
Mirëpo, sipas një reagimi të fundit duket se disa shëtitje medituese e kanë bërë Buffonin të reflektojë, ndoshta dhe të pendohet për fjalët e thëna. “Njerëz jemi edhe gabojmë. Por, kjo do të thotë të jetosh. Pas ndeshjes me Realin kam bërë shumë shëtitje për të medituar”, u shpreh kapiteni i Juventusit, për të nënkuptuar ndoshta se e ka tepruar paksa duke iu drejtuar arbitrit, i cili e ndëshkoi me karton të kuq në Bernabeu, me frazën, “Në vend të zemrës, arbitri ka një kazan plehrash”. Po ashtu ai e ruan ndeshjen si një kujtim të bukur me emocione të forta.

Eliza Gjediku – SHQIPERIA.CH

About the author