You are here
Home > Futboll Bota > Mediat serbe vazhdojnë traditën: Kujdes në Botëror! Do të na provokojnë 6 futbollistë shqiptarë

Mediat serbe vazhdojnë traditën: Kujdes në Botëror! Do të na provokojnë 6 futbollistë shqiptarë

Botërori i Rusisë po afron dhe mediat serbe vazhdojnë traditën e tyre në lidhje me futbollistët shqiptarë. Provokim, provokim dhe sërish provokim. Ky është refreni i vetëm që mediat serbe përdorin vazhdimisht kur bëhet fjalë për të përshkruar shqiptarët.

Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse në Botërorin që pritet të zhvillohet në qershor, por sportistët shqiptarë do të jenë prezentë në këtë eveniment. Kështu, gjatë ditës së sotme “Kurir”, vë në dukje faktin se në grupin e Botërorit, do të përballet ndaj Zvicrës, që ka në përbërje 6 futbollistë me origjinë shqiptarë: Xhaka, Behrami, Shaqiri, Ajeti, Xhemaili dhe Mehmedi. Në artikullin e botuar nga ana e “Kurir” krijohet iluzioni se kombëtarja serbe do të provokohet nga këta futbollistë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top