You are here
Home > Bundesliga > Media serbe kundër Frankfurtit: Ata luajtën me Kosovën, e dini ku është më e keqja?

Media serbe kundër Frankfurtit: Ata luajtën me Kosovën, e dini ku është më e keqja?

Frankfurti është një nga ekipet europiane më të dashura te tifozët serbë, pasi kjo lidhet me lojtarët që ka në përbërje skuadra gjermane. Luka Jovic, Mljat Gacinovic dhe Filip Kostic janë tre nga futbollistët kryesorë të këtij klubi, që kërkon të arrij edhe në finalen e “Europa League”.

Sigurisht, Jovic ka diçka më shumë në suksesin e gjermanëve, por pa harruar edhe ndikimin e dy lojtarëve të tjerë. Kjo ka bërë që serbët ta shohin me më shumë dashuri Frankfurtin, derisa shfaqet “Kurir” me teoritë e saj të zakonshme.

Kjo media është e hapur kundër shqiptarëve, ndërsa u rikujton lexuesve të saj se gjermanët që aq shumë dashurojnë, kanë një simpati për Kosovën.

“Frankfurti luajti një miqësore me Kosovën përpara shumë kohësh. E dini se ku është më e keqja? Ndeshja u zhvillua në 24 mars, pikërisht në ditën e fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë. Shumë koincidencë apo jo? Pas kësaj vetëm një vit më vonë Kosova do të pranohej në UEFA, për të luajtur edhe në ndeshje zyrtare”, shkruan “Kurir”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top