You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Me rëndësi muzika serbe, serialet dhe rintransmetimet/ Shqipëria U-21 nuk jepet në Andorrë

Me rëndësi muzika serbe, serialet dhe rintransmetimet/ Shqipëria U-21 nuk jepet në Andorrë

Polemika të shumta erdhën në ndeshjen e parë të Shqipërisë U-21 ndaj Turqisë U-21, për shkak se nuk u transmetua nga televizioni shtetëror. Por nëse në takimin e parë shikuesit që kishin blerë platforma private kishin mundësi të shihnin spektaklin e kuqezinjve në fushën e lojës, pasi treguan nivel të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të ndodh ndaj transfertës së Andorrës.

Shpresat e Bushit do të luajnë gjatë ditës së sotme ndaj Andorrës U-21, në orën 18:30. Por nga kërkimi që kemi bërë deri tani, asnjë prej televizioneve shqiptare nuk e ka blerë të drejtën e ndeshjes.

Sigurisht, pa dashur t’i hyjmë teorive konspirative që aq shumë i duam mbi prapaskenat e mundshme, kërkesa e llogarisë mbetet mbi këtë televizione, që i mohojnë shikuesve të drejtën për të parë Shpresat e tyre. Sportdashësit do të jenë me telekomandën në dorë gjatë orës 18:30, por nuk duhet të befasohen nëse shohin ritransmetime ndeshjesh, serialesh apo edhe më keq, të dëgjojnë muzikën “e këndshme” serbe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top