You are here
Home > Kombëtarja > Me portën e boshatisur/ Shpëtimtari Sadiku i jep fitoren e munguar Malagës

Me portën e boshatisur/ Shpëtimtari Sadiku i jep fitoren e munguar Malagës

Nga Liga e dytë, Malaga po has vështirësi në grumbullimin e pikëve në këto javë të para të kampionatit. Spanjollët po kalojnë një paraqitje mjaft të dobët ku në 12 ndeshje kanë arritur vetëm dy fitore. E fundit gjatë takimit të sotëm ku Sadiku ishte protagonist me golin e fitores.

Malaga mposhti Deportivo Lakorunjën në transfertë me rezultatin 0-2, ku sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë dhe atë të sigurisë në minutën e 87’. Gjatë lojës Sadiku ka qenë mjaft kërkues ndaj golit aq sa ka humbur edhe disa raste të pastërta për gol. Megjithatë fitorja i bashkangjitet fitores në ndeshjen e parë në kampionat duke pasur vetëm dy “drita të gjelbërta” në klasifikimin e përgjithshëm.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top