You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Me matematikë kalon gjithë gjigandët e Europës, kjo është Prishtina me trajner shqiptar

Me matematikë kalon gjithë gjigandët e Europës, kjo është Prishtina me trajner shqiptar

Ipko Superliga ka ulur siparin e sfidave për këtë vit, ku kampion dimri në kampionatin kosovarë, u shpall skuadra e Prishtinës. Ata e mbyllën këtë vit në vendin e parë me plot 40 pikë të grumbulluara duke u ndjekur nga skuadra e Dritës me 39 pikë.

Kryeqytetasit zhvilluan një fazë të kampionatit tepër të pëlqyeshme. Ajo çka u vu re tek të kaltërit është që në 17 ndeshje të luajtura, skuadra e Mirel Josës ka pësuar vetëm 4 gola. Një fakt ky që duket se Prishtina  po lë ekipe me emra të mëdha europiane, përsa i përket golave të pësuar.  Mjaftojmë të përmendim ekipe si Liverpuli, Barcelona, Juventusi, Real Madriti, të cilët kanë pësur gola më shumë se skuadra e kryeqytetit të Kosovës, megjithëse janë nivele të ndryshme e të pakrahasueshme.

Në këto 17 sfida të zhvilluara, Prishtina ka treguar mjaft mirë se pika e saj më e fortë është mbrojtja solide. Natyrisht që për këtë gjë, merita ka dhe trajneri i tyre, Mirel Josa, që ndihet dukshëm “dora” e tij tek kjo skuadër. Drejtori sportiv i prishtinasve, Arbnor Morina,  ka përgëzuar trajnerin Josa, ku në një intervist të tijën në “Radio Prishtina”, ai ka theksuar se prapavija e ekipit të të kaltërve ka treguar të gjithë potencialin e saj në këto 17 sfida.

Kampionati në Kosovë është ende i gjatë, por skuadra që duhet mundur për këtë vit është Prishtina, pasi me këtë rendiment që po tregon dhe sidomos në anën difensive, duket shumë e vështirë për t’ia rrëmbyer stafetën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top