You are here
Home > Featured > Mbyllet në paqe miqësorja U15 mes Shqipërisë dhe Kosovës, rastet dhe golat – SHQIPËRIA.CH

Mbyllet në paqe miqësorja U15 mes Shqipërisë dhe Kosovës, rastet dhe golat – SHQIPËRIA.CH

Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja vllazërore mes të rinjëve të Shqipërisë dhe Kosovës. 15 vjeçarët e dy ekipeve dhuruan një 70′ minutësh të bukur duke krijuar gola dhe raste të pastërta shënimi. Si fillim, Shqipëria ishte e para që kaloi në avantazh fal një penalltie të realizuar nga Sula. Mesfushori kuq e zi ekzekutoi mjeshtërisht duke sjell golin e avantazhit për të tijët.

(Goli i parë, shënuar nga Sula)

Në 35′ minutat e para, ekipi kombëtar i Shqipërisë luajti një lojë të qetë duke pasur qarkullim të saktë të topit. Nga krahu i majtë lëvizte mjaft bukur talenti i PSG, Endri Çelaj. Mesfushori 14-vjeçar u aktivizua si sulmesi i majtë nga trajneri Memushaj.

(Rast i mirë për Kosovën, pret portieri)

Me nisjen e pjesë së dytë, djelomshat nga Kosova nisën të jenë më kërkues. Disavantazhi i tyre u kthe në një pikë ku gjetën forcë për të shënuar golin e barazimit, pse jo edhe të përmbysjes. Nga mesfusha u shfaqën kërcënimet e para. Sulmi i Dardanëve filloi të bëhej i rrezikshëm aksion pas aksioni i ndihmuar së tepërmi nga numri 7.

(Goli i barazimit)

Me gjithë zvendësimet e shumta, ekipi i Memushajt vetëm sa rifreskoi skuadrën pasi pjesa e dytë foli së tepërmi për djemt nga Kosova. Takimi u zhvillua mjaft i qetë si dhe me përkrahje të një publiku të konsiderueshëm. Më datë 16 të këtij muaj Shqipëria dhe Kosova luajnë miqësoren e dytë në “Loro Boriçi”

(Rast i mirë për Shqipërinë, shpëton mbrojtësi)

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top