You are here
Home > Kombëtarja > Mbyllet miqësorja brenda grupit të Shqipërisë, shënojnë Ibrahimi dhe Qardaku

Mbyllet miqësorja brenda grupit të Shqipërisë, shënojnë Ibrahimi dhe Qardaku

Shqipëria U-21 ka zhvilluar një miqësore me Shqipërinë U-19, si një test përgatitur përpara ndeshjeve që do të kemi në muajin tetor. Më së shumti për Shpresat tona, që do të luajnë në kualifikueset e Europianit kundër Kosovës.

Ndeshja do të mbyllet me shifrat 1-1. Goli i parë i takimit erdhi nga Ibrahimi, me një parabël të bukur që kaloi Shqipërinë U-19 në avantazh. Kombëtarja e kësaj grupmoshe drejtohet nga Nevil Dede, ndërsa barazimi do të vinte nga Qardaku.

Futbollisti i Bylisit po premton shumë për të ardhmen e tij, ndërsa edhe me fanellën e Shpresave pas thirrjet me Bushin, vazhdon të mbaj të njëjtat ritme.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top