You are here
Home > Kombëtarja > Mbyllet me turp, Shqipëria është vetëm një stërvitje për Ukrainën (VIDEO)

Mbyllet me turp, Shqipëria është vetëm një stërvitje për Ukrainën (VIDEO)

Trajneri Kristian Panuçi duket se është trembur nga kritikat e shumta që mori pas ndeshjes me Kosovën, ku skuadra kuqezi pësoi 3 gola, përveçse luajti shumë dobët.

Edhe ai vetë e pranoi këtë fakt dhe për miqësoren me Ukrainën, që nis pas pak, ka menduar të aktivizojë më shumë lojtarë mbrojtës, duke e kaluar Veselin në të majtë të mbrojtjes. Në qendër luajnë Mavraj dhe Gjimshiti dhe Hysaj në të djathtë.

Lilaj, Ndoj dhe Ramadani aktivizohen në qendër të mesfushës, kurse Lenjani dhe Roshi do të mbështesin Manajn në sulm.

Nga ana tjetër, Shevçenko ka zgjedhur një formacion shumë ofensiv, me tre sulmues të mirëfilltë. Që nga minuta e parë përkrah njëri-tjetrit do të jenë Jarmolenko, Besedin dhe Konoplianka, lojtarë të cilët do të kenë si objektiv vetëm të krijojnë pështjellim para portës kuqezi.

Minutë pas minute

90′ Konopianka nuk e ka të vështirë të shënojë edhe golin e katërt, pasi u shërbye nga Jarmolenko duke u gjendur me portën e boshtatisur. Mbyllet takimi, Shqipëri-Ukrainë 1-4.

87′ Ndoj shënon golin e nderit, duke shkurtuar diferencat pas një gjuajtje të bukur në krahun e djathtë. Shqipëria-Ukrainë 1-3.

84′ Një pritje fantastike e Etrit Berishës që mohon golin Kolopiankës në goditjen e dënimit.

82′ Vazhdojnë zëvendësimet për Shevçenkon. Karavaiev merr vendin e Butkos.

80′ Vazhdon kontrolloji i lojës nga ana e lojtarëve të Ukrainës, të cilët kërkojnë të realizojnë edhe golin e katërt.

70′ Zëvendësim i dyfishtë për Ukrainën. Sydorchuk dhe Kovalenko marrin vendin e Zinchenko dhe Malinovskit.

64′ Tjetër zëvendësim nga Panuçi. Ajeti në vendin e Lilaj.

56′ Zëvendësime nga të dyja krahët. Cikalleshi merr vendin e Manajt, ndërsa Shaparenko ka marrë vendin e Marlos.

55′ Memolla futet bukur brenda zonës dhe shërben për Lilaj. Gjuajtja e mesfushorit krijon rrezikshmëri për portën e Lunin.

51′ Seleznov i afrohet edhe golit të katërt, por këtë herë Berishën e shpëton fati.

46′ Zëvendësim i dyfishtë te Kombëtarja. Balaj dhe Memolla marrin vendin e Roshit dhe Lenjanit.

46′ Nis pjesa e dytë me zëvendësim te Ukraina. Zelesnov merr vendin e Biesedin.

45’+1′ Përfundon e para. Shqipëri-Ukrainë 0-3.

45′ Vazhdon turpi i prapavijës. Teksa Manaj ishte duke u ngritur pas dëmtimit të marrë në mesin e fushës, mbrojtja e Shqipërisë kapet në befasi duke pësuar edhe të tretin. Shqipëri-Ukrainë 0-3.  

43′ Loja vazhdon të kontrollohet nga ana e futbollistëve të Ukrainës, ndërsa lojtarët e Shqipërisë duken edhe të rënë moralisht.

36′ Mbrojtja e Shqipërisë lë sërish për të dëshiruar, teksa Jarmolenko nuk e të vështirë të futet në zonën tonë dhe të shënojë të dytin. Shqipëri-Ukrainë 0-2.

32′ Vjen goli i parë për Ukrainën, teksa Jarmolenko nuk e ka të vështirë të mposht Berishën, pasi gjendej i harruar në zonën e Shqipërisë. Shqipëri-Ukrainë 0-1.

29′ Manaj lufton bukur në zonën e Ukrainës dhe shërben një top të bukur për Roshin, megjithatë gjuajtja e këtij të fundit është për t’u harruar.

25′ Zëvendësim i detyruar për Panuçin. Qaka merr vendin e Ramadanit që largohet i dëmtuar nga fusha e lojës.

18′ Mbrojtja e Kombëtares ka harruar mbulimin e Jarmolenkos në qendër të zonës, por ky i fundit ka gabuar me gjuajtjen e tij.

16′ Konoplianka i afrohet golit të parë të takimit, ndërsa gjuajtja e tij është devijuar nga Gjimshiti dhe ka shkaktuar rrezikshmëri. Megjithatë shpëton edhe këtë herë porta e Berishës.

11′ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Mavraj ka fituar një duel në zonën kundërshtare, duke goditur fuqimisht me kokë, por nuk ka saktësinë e duhur.

8′ Menjëherë është kundërpërgjigjur Ukraina, teksa pas gabimit të Mavrajt, shpëtimtari është Berisha që bën dy pritje shpëtimtare.

6′ Lenjani humbet mundësinë e artë pas topit fantastik të dhuruar nga Hysaj. Futbollisti i Kombëtares nuk ka arritur të mposht portierin kundërshtar edhe pse goditi me të majtën e preferuar.

3′ Burdak rrezikon portën e Berishës, teksa ka goditur topin me kokë, pasi fitoi dueli me Hysajn. Megjithatë fatmirësisht për Kombëtaren ka munguar konkretizimi.

1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë futbollistët e Ukrainës.

LIVE Shqipëri-Ukrainë 1-3 (Ndoj 87, Jarmolenko 32′, 36′, 45′, Konopianka 90′)

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj(Ajeti 64′), Ndoj, Roshi (Balaj 46′), Lenjani(Memolla 46′), Ramadani(Qaka 26′), Manaj(Cikalleshi 56′).
Trajner: K.Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko(Karavaiev70′) , Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos(Sharapenko 56′), Zinçenko(Sydorçuk 70′), Malinovski(Kovalenko 70′), Jarmolenko, Besedin(Zelsenov 46′), Konoplianka.
Trajner: A. Shevçenko

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top