You are here
Home > Kryefaqja > Mbyllet historia e famshme, i pavendosuri shqiptar më i madh zgjedh Kosovën

Mbyllet historia e famshme, i pavendosuri shqiptar më i madh zgjedh Kosovën

I pavendosuri më i madh shqiptar, Loret Sadiku, e ka mbyllur historinë e zgjedhjes së përfaqësueses. Sipas asaj që publikon gazetari dhe njëkohësisht familjari i tij, Arlind Sadiku, mbrojtësi ka zgjedhur të luajë me Kosovën.

Fillimisht dëshira e këtij lojtari ishte që të bashkohej me Suedinë, pasi ka dalë prej andej. Por kur kjo ishte e pamundur, nisi të mendohej edhe kalimi te Shqipëria. Panuçi i dërgoi ftesë Sadikut për të marrë në Kombëtare, por futbollisti do të justifikohej me një dëmtim të supozuar. Tashmë është konfirmuar afrimi i tij me Kosovën, sa i përket dy takimeve për qershorin.

Problemet që ishin prezente me dokumentacionet janë rregulluar, ndërsa edhe Florent Hadërgjonaj do i bashkohet dardanëve gjatë kësaj periudhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top