You are here
Home > Futboll Bota > Mbrojtësi i dalë nga Stoke bën zgjedhjen, Shqipërinë para… Kosovës dhe Kanadas

Mbrojtësi i dalë nga Stoke bën zgjedhjen, Shqipërinë para… Kosovës dhe Kanadas

Kosovar Sadiki është një futbollist me CV të veçantë që duhet marrë në konsideratë për të ardhmen. I dalë nga akademia e Stoke, mbrojtësi 20-vjeçar ka luajtur dy takime dhe është grumbulluar disa herë nga grupmoshat e Kanadasë, madje edhe duke gjetur rrugën e rrjetës.

Sipas asaj që raporton “Telesport”, futbollisti në fjalë e ka vendosur zgjedhjen e tij përfundimtare, sa i përket Kombëtares. Gjiganti i prapavijës, me një fizik tejet të lartë(1.95 cm), do të luajë për Shqipërinë U-21. Interes të madh e të vazhdueshem për këtë futbollist pati edhe nga ana e Kosovës, që ka vazhduar deri vonë bisedimet për të marrë në organikën e saj.

Megjithëse pritet ende një zyrtarizim i këtij vendimi, Sadiki mund të pasurojë organikën e Alban Bushit duke garantuar siguri në prapavijë, sa i përket takimeve që do të nisin për Europianin e të rinjëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top