You are here
Home > Futboll Bota > Mbrëmje e magjishme për arbitren e historisë, gabimin ia shohin vetëm nga TV dhe me “Replay”

Mbrëmje e magjishme për arbitren e historisë, gabimin ia shohin vetëm nga TV dhe me “Replay”

Një mbrëmje po aq e magjishme sa edhe vetë Superkupa e Europës, ishte ajo e arbitres Stephanie Frappart. Hyri në histori si e para femër që drejtoi një ndeshje të këtij niveli, atje ku Liverpuli fitoi nga ruleta ruse ndaj Chelseat.

Thuajse asnjë gabim i vetëm dhe Frappart që shihej në çdo çep të fushës, duke përballuar në mënyrë fantastike 120 minutat e një përballje që nuk kishte kurrë qetësi. I vetmi gabim që është diskutuar për të, ishte ajo që vulosi edhe fatin e Superkupës.

Pikërisht në momentin kur Abraham gaboi përballë portierit Adrian. Ky i fundit kishte dalë pak më shumë sesa vija e portës ku duhej të qëndronte, në momentin që lojtari i Chelseat bëri edhe gjuajtjen e tij. Një gabim njerëzor dhe që mund të shihej vetëm nga TV pas disa përsëritjeve me “Replay”, ku sigurisht që nuk e njollos performancën e arbitres Stephanie Frappart. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top