You are here
Home > Kombëtarja > Mbajeni mend këtë emër, Meritan Shabani! Tifozët e Bajernit afeksionohen pas shqiptarit

Mbajeni mend këtë emër, Meritan Shabani! Tifozët e Bajernit afeksionohen pas shqiptarit

Meritan Shabani është një nga talentet më premtues shqiptarë për të ardhmen, ndërsa me ekipin e Bajernit e ka dëshmuar aftësinë e tij sa herë i është dhënë rasti. Në ekipin e parë dhe në atë të dytë, talenti ynë është gjithmonë i gatshëm për të treguar vlerat e tij.

Në takimin e fundit, ishte momenti që Shabani të ndihmonte ekipin e të vegjëlve. Bajerni do të fitonte në ndeshjen direkte ndaj Ajaksit e vlefshme për “Youth League”, por do të eleminohej edhe pse gjendej në barazim pikësh me dy ekipe të tjera.

Tifozët bavarezë nuk mund ta humbisnin këtë takim, megjithëse nuk ishin yjet e tyre. Kjo për shkak se luhej ndeshja e fundit e akademisë dhe ishte një takim shumë i rëndësishëm për ta. Në kushte të tilla, lojtari që bëri diferencën ishte sërish ai: “Meritan Shabani”.

“Mbajeni mend këtë emër,  Meritani është talent i padiskutueshëm”, ishte kjo mënyra sesi reaguan shumë prej tifozëve bavarezë, të cilët kërkojnë që Shabani të përfshihet edhe në projektin e ekipit të parë. Ndërkohë vetë lojtari nuk e ka bërë zgjedhjen sa i përket përfaqësueses, teksa ndodhet midis Shqipërisë, Kosovës dhe Gjermanisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top