You are here
Home > Boks > Mayweather injoron shqiponjën, përgatitet për më të keqen ndaj japonezit të tmerrshëm

Mayweather injoron shqiponjën, përgatitet për më të keqen ndaj japonezit të tmerrshëm

Të gjithë ishin duke pritur përballjen mes Mayweather dhe shqiponjës ruse, Khabib Nurmagomedov, por ky duel nuk ka për të ndodhur, të paktën jo gjatë këtij viti.

Tashmë Mayweather e ka gjetur kundërshtarin e tij që do të luajë në datën 31 dhjetor të këtij viti në “Saitama Super Arena” të Japonisë. Vetëm e thjeshtë që nuk mund të jetë kjo ndeshje për të në ring, pasi do ketë përballë kikboksierin e tmerrshëm japonez, Tenshin Nasukawa.

Në moshën 20-vjeçare, japonezi është kampioni i RISE i peshave “featherweight”, ndërsa ka 27 fitore dhe 0 humbje në kikboks. Gjithashtu edhe në MMA, Nasukawa nuk e njeh humbjen në 4 ndeshjet e zhvilluara. Kulmi i tij ka arritur në momentin kur mposhti me nokaut kampionin e botës në IBF, Amnat Ruenroeng, teksa lëshohet me një gjuajtje me këmbë, të cilën askush nuk e priste. Tashmë Mayweatheri duhet të bëhet gati, ndoshta mund ta lëshojë stafetën pas kaq shumë vitesh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top