Mavraj optimist: Do t’ia dalim edhe pa Canën

Mërgim Mavraj është shprehur se skuadra nuk do ta ndjejë mungesën e Lorik Canës dhe se nuk ka aspak rëndësi se kush do ta marrë shiritin e kapitenit

Pas zyrtarizimit të tërheqjes së Lorik Canës, Kombëtarja shqiptare duhet të zgjedhë kapitenin e ri, çështje që sipas mbrojtësit, Mërgim Mavraj i përket stafit teknik.

“Pensionimi i Lorik Canës? Ne kemi treguar se nuk ka të pazëvendësueshëm në kombëtaren tonë. Kam pasur në krah Ajetin apo Gjimshitin, të cilët tanimë kanë fituar më shumë eksperiencë dhe gjithçka ka qenë ‘ok’ ”, u shpreh Mavraj.

“Shiriti i kapitenit? Nuk ka aspak rëndësi se kush e merr shiritin, këtë e vendos stafi teknik. Mavraj nuk do të votojë fare le ta vendosë stafi”, tha më tej mbrojtësi i Kombëtares.

30 vjecari gjithashtu u pyet edhe për vendimin e disa lojtarëve për t’iu bashkuar Kosovës, duke theksuar se janë zgjedhje personale dhe se nuk mund të komentojë vendimet e kolegëve. /Albeu.com/

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply