You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj e thotë hapur për largimin: Nuk kishte Xhami, prandaj ika nga Greqia

Mavraj e thotë hapur për largimin: Nuk kishte Xhami, prandaj ika nga Greqia

Një aventurë shumë zhgënjyese do të ishte ajo në Greqi për Mërgimin Mavrajn, me kapitenin e Shqipërisë që është larguar nga Arisi. Tashmë në një aventurë të re te Ingolshtadi, futbollisti shqiptar ka folur për të shkuarën.

Gjatë një interviste për “Telesport”, Mavraj shprehet hapur se një nga arsyet kryesore e largimit nga Greqia, ishte edhe mungesa e xhamisë. Te helenët mungojnë për shkak të besimi tjetër fetar që praktikohet atje, e kjo gjë ka ndikuar edhe te Mavraj.

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte xhami për tu falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë. Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë Xhamia. Nuk kishte Xhami fare aty. Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mija, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mi.

Nuk isha aty për pushim dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo me shku çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër”, tha Mavraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top